INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Emiljano Shullazi kërcënon Ramën nga burgu

Berisha: Emiljano Shullazi kërcënon Ramën nga burgu

Publikuar më: 22:39 24-10-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në News24, në emisionin “Studio e Hapur”, duke thënë se Emiljano Shullazi aktualisht në burg dhe në proces gjyqësor për disa akuza ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama. Duke folur për komprometimin e provave dhe sa i rrezikon provat ish-ministri Saimir Tahiri nëse nuk arrestohet, Berisha tha se edhe në burg mund t’i prishë, duke sjellë si shembull Emiljano Shullazin. Ish-kryeministri tha se Shullazi ka tre celularë në burg dhe me njërin komunikon me Ramën. I ngacmuar nga gazetarja Vasili nëse e kërcënon, Berisha aprovoi.

Berisha: Emiljano Shullazi rri me tre celularë në burg. Me njërin flet me Ramën. Ai komunikon me Ramën në telefon.

Vasili: Për çfarë i duhet të komunikojë me Ramën?

Berisha: I duhet me çdo kusht të dalë nga burgu.

Vasili: Atëherë e kërcënon kryeministrin?

Berisha: Padiskutim e kërcënon. Po hyre në tratativa me ta. /BalkanWeb

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713