INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha flet për herë të parë për zgjedhjet për kryetarin e ri të PD

Berisha flet për herë të parë për zgjedhjet për kryetarin e ri të PD

Publikuar më: 11:30 22-07-2017

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thyen heshtjen për zgjedhjet brenda kësaj force politike, tashmë që edhe fushata e dy kandidatëve ka përfunduar. Sot, kur demokratët votojnë për kryetarin e ri, Berisha ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me debatet e shumta brenda PD, nëse është shkelur apo jo statuti i partisë me këtë proces.

lg.php.gif

lg.php.gif

Sipas ish-kreut të kësaj force politike, gjithë procesi është zhvilluar në përputhje me statutin.

"Kjo është një garë e rëndësishme e cila në vlerësimin tim është në përputhje me statutin. Pati momentin e saj, me një gabim të zotit Paloka dhe Spaho që shpallën datën, por ky gabim u korrigjua nga kryesia e PD. E them këtë, pasi nga sa vlen precedentit, datat është pas mbledhjes së kryesisë. Ndaj kryesia u mblodh dhe me votë vendosën që zgjedhjet të zhvillohen sot. Në këtë kontekst gjykoj se procesi është zhvilluar në përputhje me statutin e PD.

Kam patur mirëkuptim të plotë për të gjitha kërkesat qoftë për dorëheqjen e kryetarit, qoftë për shtyrjen e datës, pro përsëri them se ky proces në përputhje me statutin e PD dhe gara, siç e patë nuk pati probleme”, tha Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098