INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha ftesë LSI-së për qeveri teknike: Nëse Rama nuk tërhiqet, nisim mosbindjen civile

Berisha ftesë LSI-së për qeveri teknike: Nëse Rama nuk tërhiqet, nisim mosbindjen civile

Publikuar më: 19:55 19-02-2017

Ish-kryeministri i është bashkuar përsëri këtë pasdite çadrës së protestuesve para kryeministrisë, ku i ka bërë thirrje kreut të LSI-së, Metës, të japë kontributin e tij për formimin e një qeverie teknike. Berisha u shpreh i binduse se ose përmbushet misioni i protestës (për qeveri teknike) ose Shqipëria nuk është më e lirë.

 “Zgjedhje të qershorit me Ramën nuk mund të ketë, është moment kritik për kombin. Përveç vitit ’91 nuk ka patur kurrë protestë 4 muaj para zgjedhjeve. Nëse Rama nuk pranon, PD do imponojë që ta pranojë me një këmbë. Do t’i tregojmë vendin atij që nuk është i ndjeshëm ndaj popullit. Qeverinë teknike do e vendosin forcat politike kush do e drejtojë, nuk pengohet njeri të japë kontribut për qeveri teknike,” tha Berisha.

Berisha, pushtetin e vërtetë dhe moral quajti të gjithë qytetarët që merrnin pjesë në protestë, duke thënë se Rama, pushteti i maskave, e ka shndërruar vendin në “Kanabistan” dhe “Bandakistan”. Në 24 orë, në Shqipëri u instaluan 2 pushtete, pushteti i shqiptareve moralit dhe vlerave, pushteti i bandave, i Shytëve, Lul Berishës, Shullazit, trafikantëve dhe kompani. Dy pushtet janë ballë për ballë me njeri-tjetrin, dhëmbë për dhëmbë me njeri-tjetrin.

“Populli do t’i japë duart që shëndërroi vendin në kanabistan, në bandakistan. Të organizohen protesta shqiptarët kudo që janë nëpër ambasadat shqiptare e vendeve ku janë.  Ky është pushteti moral i vendit, ai është pushteti i maskave, e krimit. Këtu vendasin këtu, këta janë zotërit e Shqipërisë, ky është parlamenti, këtu është qeveria, institucioni i popullit shqiptar. Çdo minutë jam me shpirt e me zemër, do vij herë pas here por këtu do e kem mendjen. Ishim gjysmë milioni shqiptarë për misionin e tyre dje.  I bëj thirrje Ramës t’i thërrasë mendjes, dhe të mos na pengojë me problemet e tij psikike.  Zgjidhja është të dëgjohet zëri i qytetarit. Ka dy pushtete sot, njëri i kalbur, njëri në lindje e rritje të madhe. Pushtetit qytetar duhet t’i binden të gjithë. Nuk kërkojnë gjë tjetër veçse zgjedhje. Nuk duan njerëzit të qeverisin nga bandat, nga krimi, nga droga” tha ish-kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613