INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha i përgjigjet akuzave të Thaçit: Kërkon të pastroj fytyrën me mbeturinat e kuzhinës serbe

Berisha i përgjigjet akuzave të Thaçit: Kërkon të pastroj fytyrën me mbeturinat e kuzhinës serbe

Publikuar më: 16:25 07-08-2018

Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme ndaj akuzave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Ish kryeministri i ka cilësuar komentet e Thaçit si mjerane dhe që kërkon të pastrojë fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, ka deklaruar Berisha për presidentin kosovar Hashim Thaçi.

Berisha është përgjigjur edhe për akuzat nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantët e tjerë te UÇK-së, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa Berisha ishte në pushtet!

Ai ka komentuar edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale.

Article Logic
Execution time: 0.0034308433532715