Një foto dhe një koment i ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetin social Facebook lidhur me Ermal Hoxhën, ka nxitur këngëtaren Rezarta Shkurta, njëherësh bashkëshorten e nipit të Enver Hoxhës të reagojë.
Në një nga postimet e tij, Berisha kishte nxjerrë një foto të Ermal Hoxhës, bashkëshortit të Rezartës dhe laboratorin e kokainës në Xibrakë, si pjesë e së cilit ai u arrestua dhe bëri burg.
Berisha shkruante përbri fotos: ‘Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg’. Më tej ish-kryeministri shtonte se nipi i diktatorit është një narkotrafikant i lënë i lirë.
Kaq ka mjaftuar, që Rezarta Shkurta, t’i përgjigjet me një ‘Instastory’ të ashpër: “Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por meru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg’.