INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha i rendit Kryeministrit shumë akuza, Rama ja kthen po njëlloj…

Berisha i rendit Kryeministrit shumë akuza, Rama ja kthen po njëlloj…

Publikuar më: 14:20 19-05-2016

Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur një sërë akuzuash, kundrejt kreut të qeverisë, Rama. Ai e ka përfshirë në çdo ngarje të rëndë që ka ndodhur së fundmi në vendin tonë. Berisha e ka cilësuar atë autor të zhytjes së vendin në skandale llumi dhe në vend të rrezikshëm.

Berisha tha: "Këtu kalohet nga skandali në skandal dhe këtu heroizohet skandali. Javën e kaluar ne folëm për Ediscobarin e Ballkanit, Balili u shpall Escobar i Ballkanit, çfarë ndodhi me Balilin? Jua them unë. Meqenëse policia greke dhe DEA njoftuan se ai është miliarderi i Ballkanit, vetë kreu i Balilit në parlament doli dhe iu tha qytetarëve shqiptarë: Një punë të mirë të policisë së shtetit shqiptar që ka marrë pjesë në hetime lidhur me çështjen e linjës së trafikut të drogës ju e përdorni për të sulmuar qeverinë. Këto ishin fjalët që iu tha Ediscobari shqiptarëve. Kurse zëdhënësi i tij i rendit, Saje qorri shkroi se në SHQUP nuk ka kufi mediokriteti për të sulmuar çdo rezultat të policisë”.

Berisha është ndalur dhe tek çështja e përgjimeve, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të dorëzojë pajisjet e përgjimit. Berisha e cilësoi Ramën si kryeçimkë.
Ish kryeministri nuk la pa përmendur dhe videoskanalin e kreut të Bashksisë së Dibrës, Xhelilit.  

Berisha tha: “Tek Xhelili, zoti Manja (Ulisi Manja) më duhet të them se e kuptova që je ndjerë keq, po mos u ndje keq se janë shumë herë më keq se Xhelili këta që janë mbrapa. Prit Bashkim (Fino) se do dali. Ju prutë në krye të shkollës Ismail Qemali një rrobaqepëse që nuk kishte dhënë kurrë mësim. Një shkollë më të mirën e shndërruat në shkollën më problematike. Vutë Agronin pedofil, i cili jo vetëm që kërkonte seks për vend pune, por me një minorene. E keni vënë re ëmbëlsinë e vllahut të Koços, ka një ëmbëlsi djallëzore. Juve ju gjetën pedofilët. Kush ua solli këta, opozita? I sollët vetë. Ju garantoj unë. Prisni skandalin tjetër shumë herë më madhor, jo në periferi, në zyrat më qëndrore në Tiranë”.

Pas këtyre deklaratave të forta reagoi menjëherë dhe Rama, ai i tha: “Sali i detyrohem avokatit në mungesë një replikë, po të ishte këtu do të kishte recituar, “o derzi i punëtuar, bam me këmbë e bam me duar”. Po unë kam një pyetje, do ta lësh apo jo PD të votojë reformën në drejtësi. E mos shiko qytetarin dixhital, por më shiko në sy e thuaj pse nuk flet një fjalë për reformën.

Kreu i Qeverisë u ndal edhe çështja e pallatit 17-katësh te liqeni, duke u shprehur se gjykata nuk zbaton ligjin, duke mos marrë parasysh konfliktin e interesit me trupën gjyqësore.
Rama theksoi se opozita nuk sheh asnjë alternativë tjetër veç shpifjes, ndërsa theksoi se Berisha e akuzon atë për lidhjet e tij me drogës që në kohën kur mbolli kumbullat e kuqe, si kreybashkiak tek rruga e Kavajës.

Rama tha: “Nuk keni asnjë kapacitet për t’ju kundërvëmë me alternativë dhe ideale të propozime të kundërta. Reformat që bënë qeveria, ju ka mbirë në majë të hundës fjala; skandal. Me drogën Sali ti më ke lidhur mua që kur mbolla kumbullat e kuqe. Ka qenë një kohë tjetër, nuk ka pasur kaq shumë televizione dhe nuk kanë ekzistuar rrjetet social edhe as qytetarët dixhital. Fantazinë e kam për të bërë punë që ti as nuk e imagjinon dot që të realizosh. Këta përsërisin këngën tënde të vjetër, nuk njihni kundërshtarë, por vetëm armiq që duhet me çdo kush ta degjenerosh me çdo mjet. Të mungon vetëm mjeti i fundit, gjyqi për të dënuar pa avokat atë që ke përballë. Uro këtu Sali, se nuk është as e re dhe as e fundit se ti je një gënjeshtar patologjik. Po deshe ta jap ta gugëllosh aty meqë s’më sheh dot në sy. ja ku e ke Europol, merre e lexo. Të kam parë këtu, shtoje mbi tekstin, hiqje.”

Po pas fjalës Rama u largu ndërsa Berisha vijoji duke trashur dhe më shumë gjuhën.


Berisha tha: “Reformën në drejtësi e pengon Surreli, e pengon CEZ-i. Reformën në drejtësi e bllokon pallati i familjes së zonjës Rama, për të cilën nuk ekziston asnjë faturë. Tani reformën do ta udhëheqë opozita. E udhëhoqët, dështuat në mënyrën më të turpshme, a doni reformë? Ish-Kryeministri përmendi edhe reagimin e Elvis Roshit, pas deklaratës së Ben Blushit se ishte kërcënuar nga kryebashkiaku i Kavajës. Reagimi i Roshit në Facebook, tha Berisha, është shkruar nga Edi Rama. Hedh gurin dhe fsheh dorën. Lexoni pak statusin e atij që nuk shkruan dot dy fjalë. Është fjalë për fjalë e shkruajtur prej tij(i referohet Edi Ramës). Nuk kalohet në këtë mënyrë. Unë i them Edi Ramës se ka folur sot këtu si këlysh i rrahur. Por herën tjetër do lehësh si këlyshi i sëmurë, je në rrokullisje të pashpresë.”

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703