Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një fotomontazh ku ironizon kreun aktual të qeverisë Edi Rama.
“Fotomontazhi i vitit! Flet me shume se mijera fjale! Tregon se kush e ka pushtetin real ne Shqiperi, ikanaku apo sovrani?!,” shkruan Berisha, duke postuar një foto nga protesta e djeshme e Partisë Demokratike, dhe Edi Ramën të fshehur pas kolltukut.
Komenti i tij vjen pasi Rama ishte i pranishëm dje në Selenicë të Vlorës, dhe këtë deputeti demokrat e quajti një “arratisje për shkak të frikës nga populli”.