INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Ivanoviç u vra nga organizata terroriste serbe “Dora e Zezë”

Berisha: Ivanoviç u vra nga organizata terroriste serbe “Dora e Zezë”

Publikuar më: 17:41 16-01-2018

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një akt të rëndë vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviç në Mitrovicë. Ngjarja ndodhi pikërisht në ditën e hapjes së dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel. Për këtë akt kriminal Berisha akuzon organizatën terroriste ultranacionaliste serbe Dora e Zezë.
Reagimi i Sali Berishës
Vrasja e Oliver Ivanoviç, nje akt i rende dhe i denueshem me prapavi politike!
Te dashur miq, sot ne mengjes fallnga te krimit ekzekutuan para selise se partise tij, njerin prej udheheqesve me ne ze te serbeve te Kosoves ne keto dy dekada, ish sekretar shteti ne nje nga qeverite e Beogradit, Oliver Ivanoviç.
Duke denuar ashpersisht kete akt kriminal dhe shprehur ngushellimet autoriteteve te Kosoves dhe familjareve te te ndjerit Oliver Ivanoviç, theksoj se ekzekutimi i tij para deres se selise se partise se tij dhe pikerisht diten e hapjes se dialogut Prishtine-Beograd ne Bruksel, te le te kuptohet se pas ketij akti te shemtuar kriminal qendrojne organizata terroriste ultranacionaliste serbe te llojit Dora e Zeze, qe jane organizuar keto vitet e fundit dhe kane krye akte te renda kriminale.
Urojme qe autoritetet e Kosoves te vendosin sa me pare para ligjit sponsorizuesit, organizatoret dhe ekzekutoret e ketij akti te shemtuar!

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719