INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Ja si u manipulua raporti i

Berisha: Ja si u manipulua raporti i "TIA-s" për korrupsionin në Shqipëri

Publikuar më: 15:23 28-01-2016

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi se raporti antikorrupsion i Transparency International është i manipuluar dhe pas kësaj qëndron miliarderi George Soros.

Berisha tha se në krye të ‘Transparency International’ me seli në Gjermani, është mik i Soros dhe Kryeministrit Rama. Berisha lexoi në Kuvend një SMS nga ish-drejtuesi i skuadrës që duhej të merrej me mbledhjen e të dhënave për antikorrupsionin në Shqipëri.

Më poshtë SMS që lexoi ish-Kryeministri Berisha:

“Unë quhem Ervin Karamuço. Unë jam emëruar në shtator nga Transparency International si team lider për të hartuar raportin e antikorrupsionit. Grupi i drejtuar nga unë u ngrit dhe  filloi të bënte testime. Pas dërgimit të 4 kapitujve, në Transparency International në Berlin, qendra Berlin u shqetësua shumë. Kërkojnë përsëritje të testimeve në mënyrë të paargumentuar.

Në dhjetor të 2014 dhe krejt papritur kërkojnë shkarkimin papritur. Edhe sot e kësaj dite nuk e di kush ka vijuar punën. Ata komunikonin me një person të tyre në Shqipëri që ju thoshte se ata nuk janë dashamirës ndaj qeverisë dhe disa prej tyre kanë lidhje me parti të djathta. Në vizitën në Berlin në gusht të 2014, Rama zhvilloi takim kokë më kokë me këtë person dhe sic duket la porosi mos dëmtojë statistikat”.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107