INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha jashtë! Byroja e përjashton për 10 ditë

Berisha jashtë! Byroja e përjashton për 10 ditë

Publikuar më: 13:39 22-04-2016

Sali Berisha është përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë. Ky është vendimi i Byrosë së Kuvendi, i cili u mor një ditë pas në sallën plenarë ish Kryeministri Berisha i bëri apel të drejtpërdrejtë qytetarëve që të armatosen. Menjëherë pas kësaj thirrje ka reaguar ashpër maxhoranca, e cila kërkoj përjashtimin e Berishës nga kuvendi për 10 ditë. Pas vendimit të Byrosë së kuvendit Taulant Balla tha:

“Byroja vendosi përjashtimin e Berishës për 10 ditë nga Kuvendi. Vendimi i byrosë është më i ashpëri që parashikon rregullorja e Kuvendit. PD ende nuk është distancuar nga thirrjet e Berishës për paisjen me armatim. I bëj thirrje Prokurori duhet të nisë hetimet ndaj Berishës, ai smund të jetë i paprekshëm”.

Por opozita e cilësoj këtë vendim të Byrosë së Kuvendit si një hakmarrje ndaj Sali Berishës, i cili ishte i pari që denoncoj kërcënimin që Emiljano Shullazi i bëri rektorit Mynyr Koni.

Spaho:

“Berisha i qartë në deklaratën e tij, paisja me armë sipas modelit amerikan. Kjo është një tentativë e mjerushme e maxhorancës për tu hakmarrë ndaj Berishës, pasi publikoj kërcënimin që Emiljano Shullazi i bëri rektorit Mynyr Koni”

Por më herët Sali Berisha kishte një ditë të ngjeshur takimesh, ku mes tyre dhe Ambasadori Amerikan Donald Lu ka zhvilluar një bisedë të gjatë në zyrën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998