INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Ju tregoj arsyet pse nuk e urova Ramën për fitoren [FOTO]

Berisha: Ju tregoj arsyet pse nuk e urova Ramën për fitoren [FOTO]

Publikuar më: 19:19 29-06-2017

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka shpjeguar arsyen pse nuk e ka uruar kryeminstrin e rizgjedhur, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i kthen përgjigje edhe një qytetari, ai ka shkruar se nuk mund ta uroj Ramën sepse kjo nuk është një fitore e bekuar, por e përçmuar nga 54% e shqiptarëve që e ndëshkuan kreun socialist me bojkotin e tyre.

Më tej, Berisha e cilëson fitoren e Ramës si më të gjymtuarën që kur është votuar për herë të parë në zgjedhjet pluraliste në Shqipëri.

Postimi i plotë:

“Pergjigje z/znj Trendy Alb!

Pershendetje Trendy! Lidhur me pyetjen tuaj “pse nuk e kam uruar Edi Ramen?”, pergjigja ime eshte kjo:

Une nuk e kam uruar Ramen sepse nuk mund ta uroj dot per arsyet qe vijone.

Se pari, sepse fitoren e tij e ndeshkuan me vote ose me bojkot 78% e shqiptareve. Kjo nuk eshte fitore e bekuar por eshte e perçmuar nga 54% e shqiptareve, qe zgjodhen bojkotin per tr shprehur zemerimin dhe per te votuar kunder tij. Po t’u shtosh ketyre edhe 48% te atyre qe shkuan tek kutite e votimit dhe votuan kunder tij, del se kjo eshte fitorja me e gjymtuar qe kur eshte votuar per here te pare ne zgjedhje pluraliste ne Shqiperi.

Pra, a mund te uroj une qeverisjen e 4/5 te shqiptareve nga 1/5 e tyre?! Kurre jo. Natyrisht ka dhe nje seri shkaqesh te tjera te njohura boterisht, por, une e di se si idhtar i pakorrigjueshem i Rames, ti nuk i pranon ato (miq, Trendy nderhyne shpesh ne rrjetin tone me komentet e tij ne mbrojtje te Rames por ne teresi ruan etiken), ndaj dhe une te rendita vetem njerin qe nuk besoj se mund te kundershtosh. Me respekt, sb!”

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652