INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Kam provat, ja lidhja e Damian Gjiknurit me “Habilajt”

Berisha: Kam provat, ja lidhja e Damian Gjiknurit me “Habilajt”

Publikuar më: 21:39 24-10-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të një tjetër ministri Damian Gjiknuri, që sipas tij ai i njeh dhe ka bashkëpunuar me grupin kriminal ‘Habilaj’. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Berisha tha se Gjiknuri kishte konktakte me ‘Habiljat’ pasi këta të fundit do të sillnin për investim, sipërmarrës estonezë në Shqipëri.
Vasili: A mendoni se do ketë rrjedhje votash në radhë të mazhorancës për Tahirin. Ose nga opozita?

“Maxhoranca është tmerrësisht e inkriminuar. Mbasi si mund të ketë rrjedhje votash ku Damian Gjiknuri pret dosjen e tij. Arben Ahmetaj ka përgënjeshtruar. Qytetari dixhital thotë që jo vetëm i njeh ‘Habilajt’, por kanë sjelle edhe investitor estonez për biznes të përbashkët. E thotë populli shqiptar një fjalë; ku ka za s’është pa gja. Nuk jemi në drejtësi këtu, jemi në komunikim. Gjiknuri nesër do lëvizë me mace me mi që të votojë kundër. Ahmetaj është…nëse ka njeri që full e krye me gjithë çizme, që ka psikologjinë e blerjes është ai. Ai u bë dopio ministër, pagoi dopio. Mos prit gjë prej tyre ti. E ka bërë grupin ai. Si mund të presësh nga deputetët që vinë aty nga klanet e dragës. Ata do të zbatojnë porositë”, u shpreh Berisha. 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një sërë akuzash të forta të drejtim të ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, duke u shprehur se deti ishte bërë autostradë e trafikantëve pasi nuk funksiononte sistemi i radarëve.

Sipas tij ajo kishte ndërhyrë në sistem për të ndihmuar dhe ish-ministrin Tahiri dhe bandën për të cilën flitet se ky i fundit është implikuar.

“Deti ishte autostradë e lirë për trafikantët. Kjo natyrisht që do të mbrojë Tahirin sepse mbron veten e saj. E patë ju se kur iku TahirI, fluturoi tre orë në zyrën e tij për tre orë ngushëllime. Çfarë ngushëllimesh? Ata u takuan tre orë për të folur për dokumentet që kishin lejuar trafikun. Ja urdhëro a është narko-shteti ky apo jo?” tha Brerisha.

Article Logic
Execution time: 0.0048801898956299