INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha komenton marrëdhënien e tij me Metën

Berisha komenton marrëdhënien e tij me Metën

Publikuar më: 16:54 06-05-2017

Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen e Ilir Metës në postin e Presidentit të Republikës duke dhënë detaje edhe rreth raporteve personale mes tyre.

Berisha mendon se Presidenti i ri u zgjodh  në një moment thellimi krize. 

"E kam theksuar dhe e theksoj nuk kishte opozita pretendime për postin e Presidentit, por vendi kishte më nevojë se kurrë për një proces në zgjedhjen e Presidentit.

Në mendimin tim ka pasur prej kohësh një marrëveshje të vendosur që postin e Presidentit ta kishte LSI-ja, ndonëse pranoj që mazhoranca i kishte votat dhe mundësitë për ta zgjedhur Presidentin dhe opozita e sigurt, nuk kishte pretendime për postin e Presidentit. Por, këtë vit, më shumë se kurrë ky proces duhet të ofrohej si një proces negocimi, dialogu për të bërë një hap real më tej në zgjedhjen e krizës. Në këtë kontekst, unë e kam shprehur se kjo zgjedhje vetëm sa thellon më tej krizën dhe për mua kjo përbën një problem serioz", u shpreh Berisha.

Gjithashtu ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Metën: 

"Marrëdhëniet e mia me të, janë marrëdhëniet që janë midis një opozitari dhe një qeveritari. Të tilla janë. Por kjo, as për zotin Meta, as për zotin Rama po të ishte, nuk më pengon mua asnjëherë të vlerësoj çdo hap pozitiv të bërë me transparencë. Zoti Meta gjatë drejtimit të Parlamentit është përpjekur të krijojë hapësirat, në kundërshtim me vullnetin e PS, t’i krijojë opozitës hapësirat e nevojshme në parlament. Ka pasur një debat lidhur me kohën që më jepet për të folur. Edi Rama nuk e njeh parlamentin. Ai njeh vetëm veten e tij. Shkaku më kryesor që ai përfundoi jashtë parlamentit, ne dolëm me vendim kurse ai kishte një muaj e gjysëm që nuk shkelte më në parlament, ishte vetja e tij.

Nga ana tjetër, Meta ndërhyri vendosmërisht në një moment kritik për votimin e neneve të Kushtetutës", përfundoi Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0023701190948486