INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha ''kryqëzon'' Dudushin, pse zgjodhe në panelin me Ramën freshistë?

Berisha ''kryqëzon'' Dudushin, pse zgjodhe në panelin me Ramën freshistë?

Publikuar më: 22:49 13-12-2018

Ish-kryeministri, Sali Berisha i ftuar në Open, replikoi me Alban Dudushin në lidhje me të ftuarit në panelin e studentëve, gjatë përballjes me Ramën.

“Ti kishe ftuar FRESSH-istët për të dialoguar me Ramën. Kishe thirrur aty fansin e Taulant Ballës, kuratorin e tij të Facebook-ut. Ti duhet ta kishe nxjerrë Ramën jashtë nga studioja, kur iu hakërrye studentëve”, tha Berisha.
Po Dudushi i dha këtë përgjigje: “Një natë para emisionit, studentët u shfaqën të gatshëm për të ardhur, por më pas u stepën nga etiketimet e ndryshme. Gjithsesi në faqen e Top Channel aplikuan rreth 400 studentë për të marrë pjesë dhe stafi im bëri mbi 150 telefonata, për të përzgjedhur 90 personat e pranishëm atë natë. Natyrisht që unë nuk mund të kontrolloja biografinë e gjithë-secilit prej tyre, ndaj mund të pranoj se derisa mund të kenë qenë pjesë e forumeve të çdo partie, por ajo që them me bindje, është se të gjithë ata ishin studentë dhe u përballën si të tillë me Ramën”.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875