INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha largohet nga Kuvendi, ende pa u votuar Statuti, por nuk harron të sulmojë Ramën

Berisha largohet nga Kuvendi, ende pa u votuar Statuti, por nuk harron të sulmojë Ramën

Publikuar më: 13:38 29-04-2018

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, bëri thirrje për bashkimin e të gjitha kontributeve dhe vlerave në parti, për të larguar një orë e më parë Edi Ramën nga qeverisja e vendit. Berisha tha se nuk ishte marr me Statutin, ndërsa pohoi se gjatë Kuvendit Kombëtar pati diskutime normale, të lira dhe të hapura. E megjithatë ish-kryetari i PD-së u largua nga salla ende pa u votuar Statuti, duke habitur disi me këtë vendim. Berisha tha se çdo njeri duhet të thotë fjalën dhe mendimin e tij, edhe nëse nuk pëlqehet nga të tjerët, duke nënkuptuar kështu reagimin e delegatëve ndaj Islamit. Madje Berisha nuk ka lënë dot pa sulmuar Ramën. Unë i kam shprehur gjerësisht mendimet e mia për të gjitha problemet, dhe them se duhet të bashkohen të gjitha kontributet e PD në mënyrë që kalbësira që sundon vendin, të fshihet, të qërohet sa më parë nga faqja e pushtetit në Shqipëri. Unë kam besim se ai i ka kohërat e numëruara, dhe ky është preokupimi im”, tha Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881