INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Letra e dorëheqjes e mjekëve është një klithmë e falimentimit të shtetit [FOTO]

Berisha: Letra e dorëheqjes e mjekëve është një klithmë e falimentimit të shtetit [FOTO]

Publikuar më: 22:06 05-12-2017

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është bashkuar reagimeve lidhur me letrën e dorëheqjes së disa prej mjekëve të Urgjencës në QSUT, pasi sipas tyre nuk ka kushtet më minimale për shërbim ndaj qytetarëve.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha e cilëson këtë një akt të paprecedentë, ndërsa gishtin e fajit e drejton për nga shefi i qeverisë Edi Rama.
Sipas tij dorëheqja tregon që mjekësia është në ditët e saj më të zeza.
Revolta e mjekëve të Urgjencës, pas largimit në dy vitet e fundit të mbi 300 kolegëve nga Shqipëria, është klithma e falimentimit të këtij shteti!

Postimi i Berishes:
Të dashur miq, sot tetë mjekë të Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, nëpërmjet një letre drejtuar ministres dhe drejtorit të QSUT, kanë paralajmëruar dorëheqjen në grup duke renditur në këtë letër arsyet e këtij akti si: mosplotësimi i kushteve të punës, mbingarkesa me të sëmurë e Urgjencës, të cilët rrinë aty mbi 48 orë për mungesë vendesh, moszbatim rregullash nga ana e punëdhënësve.
Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës së QSUT është një akt i paprecedent në historinë e mjeksisë shqiptare që tregon dështimin e plotë dhe skandaloz të sistemit shëndetësor nën drejtimin e qeverisë Rama. Sigurisht, kushtet që shtynë këta profesionistë që ia kanë dedikuar jetën sakrificave për të sëmurët, janë po aq skandaloze në çdo spital dhe shërbim urgjence të Republikës.
Kjo qeveri sapo kaloi Buxhetin për vitin 2018 dhe shëndetësia dhe nuk është jo falas, por është në ditët e saj më të zeza.
Kjo revoltë vjen pasi në dy vitet e fundit janë larguar nga Shqipëria vetëm për në Gjermani mbi 300 mjekë të specialiteteve të ndryshme për shkak të pagave të ulta, mungesës së kushteve dhe të sigurisë në vend.
Revolta e mjekëve të urgjencës, largimi masive i kolegëve të tyre nga Shqipëria, mungesa e specialistëve kryesore në dhjetëra rrethe dhe spitale të vendit, dëshmojnë gjendjen katastrofale në të cilën e katandisen shëndetësinë e vendit ata që premtuan shëndetësinë falas, pra Edi Rama me Beqet e tij në Shqipëri!

Article Logic
Execution time: 0.0039441585540771