INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha mbron Kryemadhin: Rama e meritoi çizmen, Visho Ajazi më zhgënjeu

Berisha mbron Kryemadhin: Rama e meritoi çizmen, Visho Ajazi më zhgënjeu

Publikuar më: 23:11 19-12-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuari special i Artur Zhejit në emisionin "360Gradë" në Ora News. Duke komentuar atë që ndodhi dje në Parlament, Berisha tha se Rama është një kryehorr dhe se ai urdhëroi Gardën ta ndalonte të fliste në foltore.

Pjesë nga biseda:
Berisha: Të cosh veten deri atje sa të detyrosh deputeten të të gjuajë me cizme, një akt absolutisht legjitim sa nuk ka ku të shkojë.
Zheji: Bëhet fjalë për zonjën Kryemadhi?
Berisha: Sigurisht. Ka një gjë, në atë që quhet përgjegjësi, për cdo akt që kryen, njeriu mban përgjegjësi se do ketë një përgjigje. Para se të kryesh një akt, ti duhet të mendosh përgjigjen. Në vend se të ngrihej, le të thoshte kush e përgjaku deputeten, vajzën e re? Dhe të jepte gjitha udhëzimet. Vinte e shante aty me fjalorin e ordinerit dhe hëngri cizmen sic e meritoi.
Zheji: Fjalët fluturuan nga të gjitha anët, për këtë të jemi të saktë.
Berisha: Nuk i dëgjoni ju fjalët e tij, i dëgjoja unë. Fjalët më ordinere. Kush e bëri parlamentin dje në atë gjendje?

Berisha ka diskutuar gjithashtu edhe për postin e Visho Ajazit si ambasador.

Zheji: Pse Visho Ajazi ambasador?
Berisha: Mendoj se i shërbeu vendit me dinjitet kur vendi po kanabizohej. Visho Ajazi bëri një gabim absolutisht për mua jo të pranueshëm në momentin që u largua.
Zheji: Kompromis? Rënie nën presion?
Berisha: Ai u largua kur Edi Ramës po i tundeshin këmbët. Qëndrimi im është për shefin e Shërbimit që të ketë mandat të përcaktuar. Nuk mund të ketë zyrtar pa mandat të përcaktuar. Nëse Edi Rama do të sillte ligjin për mandatin e shefit të SHISH, Sali Berisha do ta miratonte. Unë e quaj që Visho Ajazit i përfundoi mandati megjithëse ligji nuk ekziston. Zgjodhi momentin e gabuar.
Zheji: Thuhet se në një periudhë të caktuar kishte dhënë dorëheqjen dhe Rama e pranoi në një moment tjetër… është fakt që ai u bë ambasador.
Berisha: Në qoftë se kjo është bërë mbi bazën e një marrëveshje është shumë e rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816