INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha:

Berisha: "Me 13 maj të ftoj ta shohësh nga dritarja protestën tonë paqësore"

Publikuar më: 12:00 11-05-2017

Dy dite para protestës se opozitës, ish kryeministri Sali Berisha ka shuar çdo zë skeptik se ajo mund te gjeneroje dhune. Berisha ka theksuar se kjo protestë do jetë më paqësorja që historia ka njohur, dhe iu ka drejtuar këtë thirrje qytetarëve të Tiranës.

"Mbarë shqiptarët do të shkojnë në 13m maj në ditën e triumfit në ditën e protestës më të fuqishme me madhështore, me civile në historinë e protestave në Shqipëri
Me 13 maj drejt Tiranës do vërshojnë qytetarët ane e mbanë dhe e vërteta është se kane filluar të vijnë që tani
Iu bëjmë thirrje qytetareve të Tiranës që të hapin dyert e tyre për të gjithë njerëzit që do vijnë në protestë" u shpreh Berisha

Berisha ka ironizuar edhe Ramën me ketë mesazh.


"Të ftoj në atë dritare në 13 maj dhe të garantoj që ne protestën e kemi paqësore, por të siguroj, çadra do të duket Everest, atëherë do të shikosh ti se cila është çadra dhe do të tmerrohesh. Ftoj shqiptarët nga të gjitha trevat dhe diaspora të gjithë në Tiranë për të mbrojtur votën e lirë"


Sipas ish kryeministrit, Rama po përçan shqiptaret dhe po përçmon dialektet e gjuhës shqipe.

"Ky u thotë ambasadorëve se kam futur në parlament kriminelët nga veriu, sepse veriu qeveriset nga njerëz të tillë. I them mos mendo t'u shkelësh virtytet veriorëve, tek ti gjejnë strehë horrat dhe kriminelët.

Rama i vetmi, që përçmon veriun për dialektin e tij të mrekullueshëm. Tani do të them një fjalë, çdo shqiptar kudo që të jetë, duhet të jetë krenar me atë shqipe që i mëson nëna e tij dhe atij mund ti përqeshë dialektin vetëm ai që nuk është shqiptar" theksoi Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0019190311431885