INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha me tone të larta ndaj Ramës: “Do ti thyejmë turinjtë”.  [VIDEO]

Berisha me tone të larta ndaj Ramës: “Do ti thyejmë turinjtë”. [VIDEO]

Publikuar më: 17:33 30-08-2016

Ish-kryeministri Berisha u ngjit ditën e sotme në foltoren e Kuvendit, për të mbajtur një fjalim në këtë seancë të jashtëzakonshme për “Vetting-un”.

Berisha, fillimisht preku çeshtjen e kanabisit në vend, duke thënë se shndërrimi i i Shqipërisë në kanabistan duke filluar nga zonat më të thella të alpeve duke filluar nga Konispol dhe kjo përbën zhvillimin më të rrezikshëm, dhe piramida më e rrezikshme me të cilën po përballet Shqipëria.

Më pas hyri në sallë kryeministri Rama, me të cilin Berisha nisi të hidhte disa batuta, ashtu si shumë herë të tjera.

U ktheve zotërote”, i thotë Berisha Ramës. “Urime për Ndokën (Arben). Desha të të uroj për Ndokën që e bërë President (te Mundjes)”, tha Berisha.

Më tej, duke u kthyer te rendi i ditës, Berisha tha se mazhoranca po thyen konsensusin për verifikimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ai madje i tha Ramës se do t’ia thyente tyrinjtë. “Opozita ka dy vjet që lufton për konsensusin dhe ti kërkon ta prishësh. Ne s’po themi mos t’i përmbahemi ligjeve, por amendamenteve. Hajde të bëjmë ligjin. Ti e ke penguar konsensusin. Kemi dy vjet që t’i thyejmë turinjtë dhe do t’i thyej edhe tani”, tha Berisha.

Hajde t’i përmbahemi kushtetutës, jo të bëjmë tani si të rrëzojmë reformën. Po bëni gjah shtrigjash me venttinugn, do thyeni qafën. Këtë skeni për ta bërë kurrë…Doni të rrëzoni atë që votuam jeni qesharakë”.

Më pas ndërhyri kryeparlamentari Meta, duke i kërkuar Berishës që të ruante etikën.

“Nuk kisha parasysh doreza boksi, por parimet e Venecias. Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk jemi ne që miratuam reformën, nuk ka asgjë personale këtu, por seriozitetin për të zbatuar atë që miratuam, që është në standartet europiane”-ka thënë Berisha në fjalën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996