‘Ju të bëni vetting dhe ministri juaj të mos bëjë. E drejtë është kjo, absolutisht nuk është. Deri sa të bëjë vettingun ai, ne nuk i ndahemi. Punë të mbarë. Mos keni merak, asnjë shqetësim nuk do keni’ ishte ky diskutimi qëi sh-kryeministri Berisha zhvilloi me disa nga policët të cilët ishin në detyrë gjatë zhvillimit të protestës.
Berisha është ndalur për disa çaste për të biseduar me efektivët e policisë të vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Sali Berisha i ka pyetur efektivët e policisë nese është e drejtë që ato ti nënshtrohen procesit të vetting-ut ndërsa ministri i tyre jo.
Protesta e sotme zgjati dy orë ku u shënuan disa incidente pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.