INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Ne jemi burra dhe gra që nuk largohemi nga lufta, do vijojmë drejt fitores

Berisha: Ne jemi burra dhe gra që nuk largohemi nga lufta, do vijojmë drejt fitores

Publikuar më: 12:15 09-03-2017

Ish- kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot një fjalim në çadrën e lirisë.

Në fjalën e tij, ai iu është drejtuar protestuesëve se nuk duhet të mposhten dhe se hymni i tyre duhet të jenë fjalët.

Gjatë këtyre deklaratave ai e etiketoi, kryeministrin aktual, Edi Rama si të pashpresë.

"Çdo ditë e më e madhe bëhet mbështetja për përpjekjen tonë, për revolucionin dhe u garantoj dhe i them Edvin Kristaq Ramës se ky është vetëm fillimi, nuk ke parë gjë akoma.

Je i pashpresë. Ky është një mision i madh, padyshim kemi vështirësitë tona.

Ka dhe një agresion ndaj nesh jo vetëm nga siçilistët shqiptarë, por nga sicilistët, nga mafiozët e mbarë botës që nuk janë me ne, janë me drogën, krimin dhe marijuahën.

Prapë jemi shumë më të fortë.

Ne jemi burra dhe gra që nuk largohemi kurrë nga luftra, do vazhdojmë Luftën.

Mbaje mend Edi Rama, mbaje mend mirë. Ju bëj thirrje që çdo darkë e cdo mëngjes të kujtojnë himnin.

Revolucioni ndalet vetëm me realizimin e qëllimit.

Ne jemi burra dhe gra që nuk largohemi nga lufta, do vijojmë drejt fitores.

Ky është një monstër me këtë s’ka zgjedhje, do vetëm zgjidhje, dhe zgjidhja është Rama ik shporru"

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781