Droga e kapur pak ditë më pare në Durrës dominoi debatet në seancën e sotme plenare.
Fjalën e ka marrë edhe ish-kryeministri Berisha i cili u shpreh se droga ishte për Olsi Ramën duke shtuar se hetimet në Durrës u prishën nga ministri i Brendshëm Xhafaj.
“Droga ishte për Olsi Ramën e partizanit, për klanin e vëllezërve Rama. Shqipëria po bën tregtinë më të madhe të drogës. Më 28 shkurt në Durrës u përsërit identik Xibraka, ku vëllezërit Edi dhe Olsi ishin protagonistët. Njësoj siç veproi Tahiri në atë kohë, veproi në Durrës Fatmir Xhafaj, që prishi hetimin kur të gjitha fijet të çonin në një drejtim; Edvin dhe Olsi Rama”, tha mes të tjerash Berisha.
Sipas tij xhaxhai i pronarit të Kompanisë Arbër Cekaj ka qënë kryetar i PS në Tropojë duke shtuar se për kontenierin sinjali erdhi nga Livorno.