INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha paralajmërim të fortë për Ramën: Paktin me Greqinë e miraton vetëm nëse kalon mbi trupat tanë

Berisha paralajmërim të fortë për Ramën: Paktin me Greqinë e miraton vetëm nëse kalon mbi trupat tanë

Publikuar më: 12:40 01-02-2018

Sali Berisha, ish kryeministri që firmosi marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar në vitin 2009 ka lëshuar paralajmërimin më të fortë ndaj qeverisë së kryeministrit së Edi Ramës për këtë çështje.
Sali Berisha:
“Ky s’mund ta kalojë atë pa kaluar mbi trupat tonë. Edi Rama të matet mirë, të matet mirë se në mënyrë absolute asnjë centimer do ta paguajë me të gjithë çmimet e merituar po qe se guxon të konkludojë një marrëveshje të tillë”.
Për Sali Berishën deklarata e Kotzias është e vërtetë, ndërsa Rama për interesa të karriges së tij po dorëzon një pasuri të madhe kombëtare.
Sali Berisha:
“Ka bërë pazarin më të madh në historinë e Shqipërisë, në të cilën ku Ministri i Jashtëm grek thotë se fituam zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje. Të gjithë ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike gënjejnë veten e tyre. Ministri i Jashtëm Grek këtë deklaratë e ka në mënyrë absolute 100% të vërtetë. Me vendosjen e copave në tavolinë, sepse nëse nuk bëhet nëpërmjet baraslargësisë, atëherë nuk ka më matje, atëherë ka ti merr këtë unë marr këtë. Me vendosjen e copave në tavolinë Edi Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe naftës. Sipas marrëveshjes tonë i takonin 100% Shqipërisë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në linjën e mesit në distancën e baraslarguar. Marrëveshja e tij është po të jap thërrime po marr llokmën. Kjo është marrëveshja e Edi Ramës, pasi ju lëkund karrigia është i gatshëm të bëjë çdo lloj kompromisi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039131641387939