INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha për dorëheqjen e Haradinajt: ''Mur i pakapërcyeshëm për copëtimin e Kosovës''

Berisha për dorëheqjen e Haradinajt: ''Mur i pakapërcyeshëm për copëtimin e Kosovës''

Publikuar më: 19:06 19-07-2019

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson një akt shtetar dinjitoz vendimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për t’u dorëhequr për shkak të thirrjes për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.
Në një postim në “Facebook”, Berisha shpreh vlerësimin e tij për aktin e Haradinajt duke kujtuar se ai është shpallur i pafajshëm dhe në dy herët e tjera që është paraqitur para Gjykatës së Hagës.
Ish-kryeministri shqiptar thotë ndër të tjera se sonte festojnë dorëheqjen e tij ‘argatët shqipfolës, albanofobë’ të projektit të Serbisë së Madhe të Vuçiç, të cilët e kishin digë të pakapërcyeshme Haradinajn.

POSTIMI I PLOTË

Një akt shtetar dinjitoz!

Miq, sot Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pasi thirret për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Duke shprehur vlerësimin tim për aktin e tij prej shtetari të vërtet shtoj këtu se kjo është hera e dytë që z. Ramush Haradinaj jep në mënyrë dinjitoze dorëheqjen si Kryeministër i Kosovës dhe hera e tretë që ai paraqitet para Gjykatës së Hagës në përgjigje të thirrjes së drejtësisë ndërkombëtare. Në dy rastet e mëparshme ai është gjetur i pafajshëm.

Komandant trim që luftoi me heroizëm kundër pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpëtoi qindra familje shqiptare nga barbaritë serbe gjatë luftës, shtetar me integritet dhe kryeministër efiçent e atdhetar i flaktë,

Ramush Haradinaj kundërshtoi me guxim të madh projektin e Serbisë së Madhe të Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit për çka dhe fitoi admirimin, mbështetjen e madhe të qytetarëve të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.

Me këtë rast unë shpreh nderimin tim të palëkundur për veprën dhe aktin e tij burrëror të kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK Ramush Haradinajt dhe besimin e palëkundur në drejtësinë ndërkombëtare, e cila e ka shpallur atë dy herë të pafajshëm.

Unë gjithashtu iu bëj thirrje forcave politike në Kosove, qytetarëve të saj dhe mbarë kombit shqiptar të kundërshtojnë me vendosmëri të palëkundur të gjitha përpjekjet, prapaskenat për ndarjen dhe copëtimin e

Kosovës të projektit të Serbisë së Madhe të Vuçiç, argatëve të tij shqipfolës, albanofobë, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës Baton Stanishiqit që festojnë sonte dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hagës mbasi kishin tek ai një dige të pakapërcyeshme.sb

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096