INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha për marrëveshjen e kufirit detar: Kapitullanti Edvin Kristaq Rama kapet mat?!

Berisha për marrëveshjen e kufirit detar: Kapitullanti Edvin Kristaq Rama kapet mat?!

Publikuar më: 12:46 11-02-2018

Ish-lideri historik demokrat Sali Barisha reagon për kufirin detar duke akuzuar qeverinë shqiptare se i ka falur Greqisë zonat e mëdha të naftës dhe Gazit në Jon dhe në Mesdhe. Në vitin 2009 kur u nënshkrua marrëveshja e parë mes dy vendeve Berisha mbante postin e kryeministrit. Qeveria e tij u akuzua se i fali 12 milje det shtetit fqinj, ndërkohë sot, demokrati ka akuzuar mediat shqiptare se po mashtrojnë. Sipas liderit demokrat mediat greke po zbardhin marrëveshjen. “Dje, media e specializuara greke në fushën e energjisë “energypress.gr" publikoi hartën dhe njoftimin se në marrëveshjen e re të detit Greqia si përfitime kryesore kishte heqjen dorë nga Shqipëria nga blloqet 1 dhe 2 të trilionave të gazit dhe naftës në Jon. Fill pas këtij publikimi Edi Rama reagoi, por në mënyrë trashanike dhe qesharake, për të mashtruar shqiptarët”-shkruan Berisha në Facebook. Më tej ai akuzon qeverinë se shpërndau një njoftim ku thuhej se Greqia bujare i kishte falur Shqipërisë blloqet 1 dhe 2 dhe shumë territore te tjera. “Me pretendimin qesharak se ajo e bëri kete bujari sepse donte të korrigjonte marrëveshjen e mëparshme për zemërmirësi, dhe se ajo me urgjencë donte të firmoste këtë marrëveshje me Shqipërinë për shkak të marrëveshjeve që ajo do të firmosë me Egjiptin, Qipron, Izraelin dhe Turqinë! Me këtë akt të përgënjeshtrimit të mediave të specializuara greke nga zyra e tij, provohet përfundimisht se Edvin Kristaq Rama ka arritur marrëveshjen e Detit me Greqinë dhe, siç kemi njoftuar javë me parë dhe konfirmuar disa herë publikisht nga pala greke, ai ka kapitulluar dhe falur fushat me të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe”-shkruan Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041