INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha për pikturat e Ramës [VIDEO]

Berisha për pikturat e Ramës [VIDEO]

Publikuar më: 13:12 03-11-2016

Ish kryeministri, Sali Berisha nga foltorja e kuvendit, pasi iu drejtua të majtëve me fjalën kanabistë shënjestroi menjëherë Edi Ramën. Këtë herë zgjodhi të merrej me pikturat  e tij duke huazuar thënien e një personi që nuk zgjodhi t’ja bëjë emrin publik. Sipas Berishës miku i tij i ka thënë se bazuar vetëm në ato ç’ka Rama pikturon ka problem me shëndetin mendor.

Berisha tha: "Takova një mik të shquar jashtë. Lëre Sali, tha më dha librin e pikturave. Që nga ato shkarravina dukej i sëmurë psiqik. Kushto që i sheh ato shkarravina, e kupton se ka të bëjë me një të sëmurë psiqik. Për fat të mirë isha me të tjerë në atë takim, më tha miku."

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0024750232696533