Sali Berisha, i ka lënë për në mbrëmje akuzat ndaj mazhorancës. Ai iu rikthye çështjes së Tahirit, teksa ka folur në sallën e parlamentit.
Berisha tha se Saimir Tahiri është anëtar kryesor i grupit të strukturuar kriminal qe permendjet ne dosjen e pergjimeve te Italise per vellezerit Habilaj, kusherinj te ish ministrit.
“Vetëm me targën e tij cdo njeri që lexon ligjin Antimafia e ka të qartë se ky klasifikohet si anëtar i grupit të strukturuar.
Se ky s’kishte asnjë detyrë tjetër, vecse të jepte targën e qeverisë që makina e tij të mos ndalohej e kontrollohej asnjëherë.
Tani erdhi dosja…kanabistët në parlament hodhën poshtë dosjen, Rama i cili momentin e parë pasi kishte njoftuar italianët e lëshoi në humnerë Tahirin, kur i tregoi kokën e macokut Saimiri atij, i tha: “koka ime po, por koka e Olsit peshon më rëndë se imja, i nxori dhe eurot që kishte dhënë për Ishmin e tha dale se’ …e një të mbyllur provat, ju bllokuat për herë të parë në 27 vite …pse e bllokuat?
Mirë se me italianin ia gjetën, po 850 mijë euro dhe dy patentat e 100 tonëshit dhe 20 tonëshit a mund të më thuasj Pjerin pse nuk e cel gojën një javë ai për të thënë gjysëm fjalë, Tahiri, po Rama pse nuk e hap gojën? Pse Pandeli? Zhduket se po ngushtohet rrethi jo i Saimir trafikut por i Norieges, edhe Olsi trafikut se po të mos ishte Edi me Olsin Saimirit s’ja mbante kurrë jo t’u jipte makinën, jo te blinte skafet por as të mendonte se mund të lejohej këtë situatë”, tha Berisha, që gjatë fjalimit të tij, ka përmendur edhe Pjerin Ndreun, shkruan Tema.
Ky i fundit e ka marrë fjalën pikërisht pas Berishës.
“Sali ty te shkon genjeshtra se ke talent por mos e le te imitojne ca kalamaj se e kan bere bajate. Une s’jam marre kurre me droge e as s’kam ardhe ne parlament me droge. Une kam kape droge dhe personave me rendesi, e ti e di mire se atehere me mbrojte.
Por po te bej me dije se as une, as familja ime e as kusherinjte deri ne brez te peste nga nena dhe babai, nuk rezultojne as kontigjent ne trafiqe e krim.
Jam krenar se jam pjese e nje prej familjeve me te mira te ketij vendi.
Vellai im nuk eshte marre fare me patenten e Tahirit sepse eshte bere ne kohen tende”, tha deputeti Pjerin Ndreu.
Berisha: Pjerin nuk kam asnjë vërejte për familjen tendë, por ti je fatkeqësia e saj. Je dhe bandit dhe polic.