INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha përshëndet Kongresin e Ps:  “Gëzuar Kongresin ku kryetari nuk zgjidhet. Rama e mbushi partinë me kriminelë”

Berisha përshëndet Kongresin e Ps: “Gëzuar Kongresin ku kryetari nuk zgjidhet. Rama e mbushi partinë me kriminelë”

Publikuar më: 14:35 19-03-2016

Nuk kishte si të mungonte një reagim për Kongresin e Ps,  nga ish- Kryeministri Sali Berisha i cili u uroi socialistëve Kongresin e Partisë, por  duke theksuar se aty po zhvillohet një Kongres pa garë me kryetar të pazgjidhshëm.

Ky ka qenë edhe reagimi i plotë i ish-Kryeministrit në faqen e tij në Facebook:  “Sot u mblodh Kongresi i partisë se Edi Ramës dhe sivllaut te tij shpirtëror Koço Kokëdhima. Ky kongres mblidhet pasi neo-bllokmeni  Edi Rama ka rikthyer ne pushtet bijtë e etërve mizor, bllokmenëve hoxhist. Ky kongres mblidhet pasi Edi Rama ka shndërruar Partinë Socialiste në partinë e mafies dhe krimit të organizuar, ku sipas ligjit të mafies, kryekumbari vendos për gjithçka. Kongresi mblidhet pasi Edi Rama ka shndërruar Partinë  Socialiste në Partinë Kanabiste të Kokëdhimës. Kongresi mblidhet pasi Edvin Kristaq Rama riktheu Partinë Socialiste në kohërat më të zeza të historisë së saj, kohërat hoxhiste, me kryetar të pazgjedhshëm dhe kryetar të përjetshëm, por që kësaj radhe nuk quhet Enver Halil Hoxha por Edvin Kristaq Rama, që shpall veten të pazgjedhshëm dhe të përjetshëm! Kështu që urimi i vetëm që të vjen vetvetiu për kongresmenët e mbushur plot kusarë, vrasës, trafikantë droge, prostitucioni, pengmarrës dhe hajdutë ordinere është: Gëzuar Kongresin pa garë, kongresin e kryetarit tuaj të pazgjedhshëm, kryetarit tuaj të përjetshëm!”

Article Logic
Execution time: 0.002357006072998