Në protestën e opozitës ishte i pranishëm edhe ish-lideri i saj Sali Berisha.
Ndonëse ky i fundit nuk foli në podium ai i rrethuar nga gazetarët dhe qytetarë të shumë përcolli mesazhin e tij.
Sipas tij sot në 27 janar qytetarët varrosën 25 qershorin, ditën e triumfit të krimit. Sipas tij protesta varrosi narko-zgjedhjet e qershorit duke e cilësuar Ramën një kufomë të pakallur.
'Sot më 27 Janar me vullnetin e tyre të lirë qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë varrosën një herë e përgjithmonë 25 qershorin, ditën e triumfit të droges, krimit, mashtrimit dhe blerjes se votes. Kjo proteste varrosi narkozgjedhjet e qershorit. Ikën zgjedhjet, Edi Rama ngelet kufomë e pakallur' u shpreh Berisha.