INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha publikon emrin e një drejtoreshe, si sulmuesen e gazetares. Ja si reagojnë komentuesit

Berisha publikon emrin e një drejtoreshe, si sulmuesen e gazetares. Ja si reagojnë komentuesit

Publikuar më: 16:46 24-10-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon një denoncim të qytetarit dixhital ku thuhet se gruaja që kërcënoi dhe fyeu gazetaren para selisë së Kuvendit është një drejtoreshë. Në postimin e ish-liderit historik të demokratëve publikohet dhe emri i gruas që pretendohet se është banditja që sulmoi gazetaren, dhe që sipas denoncuesit ishte pjesë e grupit që kishte dalë në mbështetje të Tahirit. Por reagimet e komentuesve të bëjnë të dyshosh për vërtetësinë e lajmit. “Përpara se të bëni emra konkretë bëni mirë të bëni verifikimet, në këtë mënyrë cenoni besueshmërinë tuaj. Zonja në fjalë nuk është drejtoresha që ju pretendoni. E mendoni që emri që ju keni përmendur mund të ketë fëmijë, bashkëshort, prindër, motër ose vëlla që mund të cenohen padrejtësisht nga lajmi i rremë që keni publikuar?Për herë të parë më vjen keq që të paskam votuar dhe besuar në kaq vite”-shkruan një komentuese. Një tjetër shkruan se emri i drejtoreshës së nderuar (që për arsye etike nuk po ja përmendim emrin) nuk ka lidhje me personin në foto, ndërsa shton se ndjen keqardhje që tentojnë të hedhin baltë mbi çdo njeri të ndershëm e të drejtë.

Article Logic
Execution time: 0.0031979084014893