INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Rama kërkon të mbulojë dështimin në infrastrukturë me largimin e Haxhinastos

Berisha: Rama kërkon të mbulojë dështimin në infrastrukturë me largimin e Haxhinastos

Publikuar më: 12:54 02-09-2016

Qeveria e majtë sapo ka hyrë në vititn e katër të drejtimit të vendit, duke lënë pas dhe vitet më të rëndësishme në zbatimin e programit të saj. Por këtë të premte u bë publike largimi nga ekzekutivi i Edmond Haxhinastos, i cili për ish Kryeministrin Sali Berisha është një tentativë e pastë e Edi Ramës për të fshehur dështimin e punës në këtë sektor.
Sali Berisha:
“Me largimin e Haxhinaston Edi Rama kërkon të lajë duart si pilati me dështimin e tij total. Pasi ka shpenzuar 210 miliardë lekë, pra mbi 2 miliardë dollarë për investime Rama nuk është në gjëndje tu tregojë shqiptarëve qoftë një segment apo rrugë të rëndësishme të ndërtuar. I kujtoj se me 1.2 miliardë dollarë janë ndërtuar gjatë viteve të mëparshme Rruga e Kombit, Lushnje-Fier, Levn-Vlorë, dhe Levan- Tepelenë. Të marrin faturat e ti shohin. Nuk mund të fshehë me largimin e Haxhinastos vjedhjen që ka bërë Edi Rama. Ku shkuan 2. 1 miliardë investime?! Me 2.1 milardë u frynë xhepat e Edit, Olsit
Edi Rama nuk ndërton kurrë rrugën e Arbrit. Ai nuk po përfundon Lushnje Berat që maksimumi kishte 6 muaj punë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664