Sali Berisha ka ngritur një akuzë të rëndë për Kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se ky i fundit po lobon fuqishëm pranë segmenteve të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në Facebook, Berisha shkruan: “Pengmarrje! Rama dorëzohet para Tahirit! Rama lobon fuqishëm pranë segmentesh të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit! Kjo sepse Tahiri ka marrë peng Edi Ramën!”