INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha : Rama shëtit si fantazma e Nastradinit që shpërndan fleta të pavlerë

Berisha : Rama shëtit si fantazma e Nastradinit që shpërndan fleta të pavlerë

Publikuar më: 11:10 27-04-2017

Ashtu si çdo të enjte, fjalimet e munguara në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha i ka zhvendosur në çadrën e protestës në bulevard.
Dhe në këtë takime nuk kanë munguar akuzat dhe ironi drejtuar kryeministrit.
Gjatë fjalës së tij Berisha e ka quajtur Edi Ramën si fantazma e Nastradinit që shpërndarë lejet e legalizimit, të cilat janë veçse letra pa vlerë.

Ish- kryeministri tha se në çadër po luftohet për rininë dhe të ardhmen e tyre, por me Ramën në krye të rinjtë nuk kanë të ardhme.

“Ndonjë prej jush dhe mund të thithi ndonjë cigare hashash, por po ju them se asnjë gjë më shumë se droga nuk ju shkatërron të ardhmen. Po ju them se ne besojmë tek ju, prandaj jemi përkrah jush. Ky karshi nesh është një drogmen dhe i papërgjegjshëm që e shndërroi Shqipërinë në narkorepublike. Dhe nuk është Meksika, por Panamaja e Noriegës, njeriu që e shndërroi Panamanë në epiqendër të të gjitha trafiqeve, sikurse Edi Rama e ka shndërruar vendin, ai u dha dritë jeshile dhe urdhëroi policinë për të ndërtuar infrastrukturën e saj. Ne jemi këtu për t’i thënë atij se jemi të vendosur për të bërë çdo sakrificë, për të çmontuar republikën e Noriegës dhe për të krijuar një shtet ligjor”, ka thënë Berisha

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605