INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha-Ramës: Kur të rrëzosh këta qindra mijëra burra e gra që kanë pushtuar Tiranën, atëherë mund të cënosh pluralizmin

Berisha-Ramës: Kur të rrëzosh këta qindra mijëra burra e gra që kanë pushtuar Tiranën, atëherë mund të cënosh pluralizmin

Publikuar më: 20:04 25-05-2019

Ish-kryeministri Sali Berisha e sheh si një betejë për demokracinë dhe pluralizmin betejën e opozitës. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se Rama nuk mund t’ua rrëmbejë shqiptarëve pluralizmin.

“Mund të themi sot se kryengritësit guximtarë realizuan protestën më të fuqishme që ka njohur vendi. Me këtë rast dua t’i them monstrës Edvin Kristaq xhelati mos mendo për të mijtën e sekondës se mund tua rrëmbesh këtyre burrave e grave pluralizmin. Protesta e tyre është për liri, për votën e lirë. 300 pashë në tokë po u fute do të krrejnë si mi, do të nxjerrin prej krahu. Ky është mesazhi i kësaj protestës.
Unë shpreh çfarë shoh, ndjenjat e këtyre qytetarëve që nuk pranojnë kurrë të dorëzojnë pluralizmin një bastardi të xhelatëve të diktaturës”, tha Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665