INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha rendit narkoinstitucionet, ndërsa fjalët e ODHIR i sheh në mbështetje të Metës

Berisha rendit narkoinstitucionet, ndërsa fjalët e ODHIR i sheh në mbështetje të Metës

Publikuar më: 10:57 04-07-2019

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat nga selia e Partisë Demokratike deklaroi se vlerat e demokracisë të groposura me 30 qershor me farsën moniste duhet të vendosen një minutë e më parë.

Ndër të tjera ish-kryeministri foli dhe për vendimin e opozitës për të bojkotuar parlamentin. Berisha u shpreh se bojkotimi i zgjedhjeve ishte një nga aktet më të mençura të PD-së. Berisha gjithashtu u pyet se si e sheh zgjidhjen që Meta ka dhënë për krizën politike dhe ish-kryeministri u shpreh se nuk ndërhyn në zgjidhjet e Presidentit.

Më tej ish-kreministri u pyet nga gazetarët edhe për hapat që do marrë opozita dhe nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit, datë kjo e dekretuar nga Meta. Lidhur me këtë ish-kryeministri u shpreh se ODHIR e ka rrëzuar 30 qershorin.

“Misioni ODIHR me qartësi të plotë ligjore deklaroi se këto zgjedhje janë antikushtetuese në Shqipëri. Misioni deklaroi se dekreti i presidentit është në fuqi, dhe ai nuk mund të sfidohet jo nga narkokomisionerët e PS në KQZ dhe jo nga narkogjykatësit. OSBE/ODIHR deklaroi se dekreti mund të gjykohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Së dyti, ODHIR u tha shqiptarëve se narkomomisioni i Denar Bibës, regjistroi një parti që mund të resgjistrohej vetëm po të ishte formuar 6 muaj më parë. ODHIR nuk mund të vëzhgojë zgjedhje të tilla, por këto janë gjëra komplekse, nuk e kanë marrë vetë vendimin. Këto të dy përcaktime ata rrëzuan cdo gjë", tha Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039