Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është renditur në mesin e 100 futbollistëve më të mirë të këtij sezoni në Serie A
“Tuttomercatoweb” ka bërë renditjen e 100 futbollistëve të paraqitur më mirë gjatë këtij sezoni në Serinë A italiane duke marrë mesataren e notave me të cilat ka vlerësuar çdo futbollist javë pas jave.
Kriteri që një lojtar të bëhej pjesë e këtij klasifikimi ishte aktivizimi në të paktën 17 ndeshje. Portieri i Atalantës dhe i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është përfshirë në këtë listë duke u renditur i 54-ti, ndërsa portieri tjetër shqiptar i Lazio, Tomas Strakosha, nuk është renditur fare në këtë listë.