INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha “sulmon” ministrin Xhafaj: 9 miliardë euro drogë janë fshehur në tunelet shqiptare. Ju tregoj lidhjet e mia me prokurorët

Berisha “sulmon” ministrin Xhafaj: 9 miliardë euro drogë janë fshehur në tunelet shqiptare. Ju tregoj lidhjet e mia me prokurorët

Publikuar më: 21:27 24-10-2017

Ish-kryeministri Sali Berisha prej kohësh ka akuzuar për trafik droge vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Gjatë një interviste për emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24’ Berisha nuk kurseu akuzat për Xhafajn, pasi sipas tij ai mbron vëllain e tij që është i dënuar për trafik droge në Itali. Ai tha se dosja e vëllait të tij e implikon Xhafajn në këtë çështje.

“Xhafaj ndaj kësaj bande nuk kishte si të mos reagonte. Çfarë është ai njoftimi që thotë ky “Loloja”, ku thotë se po vrapoj në Tiranë. E dini besoj apo jo? Përgjimi! Ishte kohe e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, dhe beteja bëhej midis lojërave të fatit të “Apex”, të vëllait të Fatmir Xhafajt dhe lojërave të fatit të Habilajve. Mirëpo u duk sikur “Apexi”, po favorizohej dhe po rezistonte. Dhe Habilajt erdhën me vrap te Tahiri duke i thënë se Xhafaj po na asgjëson. Dhe Saimir Tahiri hyri dhe bëri ekuilibrin midis tyre. I la që të dyja palët e qeta që të vazhdonin” tha Berisha.
Ai tha se Fatmir Xhafaj është i mbytur deri në fund nga dosja e vëllait të tijm shkruan Panorama. E ndërsa shtoi se në Shqipëri gjenden plot 9 miliardë euro drogë e fshehur në tunele dhe magazina.
“Edi Rama kishte vullnetin e mbjelljes së drogës. Ato ishin mbjelljes, e ndërsa tani jemi në korrjen e saj. Të paktën 9 miliardë euro gjenden në tunelet dhe magazinat e Shqipërisë, të cilat bëjnë ligjin në çdo qelizë të vendit.”

Ish-kryeministri Sali Berisha është përgjigjur se kush ia ka dhënë videon e Babacës, ku u sekuestruan 4 tonë drogë.
Në media qarkullonte lajmi se video që publikoi Berisha ia kishte dhënë kryeprokurori. Por Berisha i ka hedhur poshte keta zera. Nga ana tjetër ai është shprehur se nuk njihte as Dritan Zaganin, i cili ishte i pari që kishte hetuar lidhur me bandën e “Habiljave”.
“Burimi është tjetër krejtësisht dhe jo prokuror. Dhe kur kam dëgjuar unë ata të përmendin prokurorin, them që është hera e parë në jetën time që kam dëgjuar emrin e atij prokurori”, tha Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0030970573425293