Në prag të ndeshjes Francë - Shqipëri, Ish-kryeministri Sali Berisha beson se Kombëtarja kuqezi do të triumfojë. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha tha se nëse kombëtarja Shqiptare do të arrijë një rezultat pozitiv, atëherë futbolli shqiptar do të ketë një hov të ri botëror.
Sali Berisha:
“I uroj Shqipërisë një fitrore e cila do të ketë një hov të madh botëror sepse në ndeshjen e shkuar lojtarët tanë arritën të fitonin mendjen dhe zemrat e të gjithë sportdashësve në të gjithë Eeropën. Kundër Zvicrës zhvilluam një ndeshje shumë të bukur dhe shpresoj që edhe me Francën të kemi një përfaqësim dinjitoz".
Dhe tifozët kuq e zi nuk mund të ishin jashtë vëmëndjes së Ish kryeministrit Berisha.
Sali Berisha:
“Dua të përgëzoj tifozët kuqezi të cilët janë ata Kampionët e Europës duke mbështetur Kombëtaren kuqezi. I bëj thirrje të vazhdojnë me këtë sjellje pasi nuk na duhet imazhi i keq”.