INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha tha se Ervin Rroshi dhe kreu i PS-së në Kavajë po rrahin Arben Ahmetajn, ish-ministri përgjigjet me këtë FOTO

Berisha tha se Ervin Rroshi dhe kreu i PS-së në Kavajë po rrahin Arben Ahmetajn, ish-ministri përgjigjet me këtë FOTO

Publikuar më: 21:17 15-01-2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak më parë mesazhin e një qytetari dixhital, i cili i shkruante se kreu i PS së Kavajës Gent Daja dhe Ervin Rroshi kishin rrahur ministrin Arben Ahmetaj në lokalin poshtë godinës së Partisë Socialiste.

men.png

 

Pas lajmit të marë nga “qytetari dixhital” e të publikuar nga Sali Berisha vjen dhe reagimi i Arben Ahmetajt.

Ky i fundit ka postuar një foto duke vrapuar mbi një tapet në palestër:

“Dedikuar Saliut, një foto live. Doktor, faleminderit qe kujdesesh për mua, se dhe unë kujdesem shumë për veten. Jam shëndoshë e mirë siç e sheh, sherret t’i kam lënë ty si përherë“, shkruan Ahmetaj në faqen e tij në facebook.

 ber.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055