INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha thirrje qytetarëve: 'Nxirreni nga zyra dhe hidheni në Lanë se po qelb Shqipërinë'

Berisha thirrje qytetarëve: 'Nxirreni nga zyra dhe hidheni në Lanë se po qelb Shqipërinë'

Publikuar më: 11:30 17-05-2018

"Nxirreni nga zyra dhe hidheni në Lan se po qelb Shqipërinë" kjo ka qenë deklarata e fortë që ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i ka bërë qytetarëve gjatë fjalës së mbajtur për mediat jashtë selisë së Kuvendit.
Ndër të tjera Berisha ka theksuar se deklaratat e djeshme të Ramës dhe Xhafës janë vetëm gënjeshtra
“Kjo është beteja e opozitës shqiptare. Sot është dita e faqezinjve. Edvin Krsitaq Ramës dhe Fatzi Qafa Drogës. Ata mashtruan dje, ashtu siç thotë populli, si dera, popullin shqiptar. Ky faqezi për të mbrojtur vëllain e tij, Olsin, gënjeu dhe u bë ekspert i zërit. Sot ky faqezi për ti shpëtuar kësaj kanë ndërmarrë një akt të rëndësishëm ndaj bashkëpunëtorin X. Prova janë absolutisht autentike ndaj nuk ngelet asgjë tjetër, veçse shqiptarët, që ky mashtroi në mënyrë të paskrupullt, ta nxjerrin nga zyra, ta hedhin në lanë si një kalbësira që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”, tha Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0032870769500732