INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ Berisha thirrje shqiptarëve: Rrëmbeni armët, Tahiri kërkon ndjekje penale

Publikuar më: 12:36 21-04-2016

Në sallën e Kuvendit, ku çështja “Shullazi” mori kohën më të madhe të debatit, Ish Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët shqiptarë. Mbaso kjo thirrja më e fortë që një politikan shqiptar ka lëshuar gjatë këtyre viteve.

“I bëj thirrje të armatosen të sigurojnë armë për të mbrojtur pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri, ju bëj thirrje që të mbrojnë veten. Po të armatosen, të armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre”.

Menjëherë ka reaguar qeveria nëpërmjet Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Kur një ish kryeministri bën thirrje që populli të armatoset, unë nuk bësoj se ka thirrje më kriminalsë se sa kaq, thirrje më antikushtetuese se sa kaq. Unë shpresoj që Prokuroria ta thërrasë sepse kjo është vepër pelane, që të bësh thirrje të armatosen, thirrje për dhunë”.

Por ish kryeministri Berisha shkoj edhe më tej kur tha se kjo duhet të realizohet nëpërmjet një ligji të posaçëm, i cili sipas tij duhet të sillet me urgjencë në Parlament.

“Të sjellim me urgjencë ligjin, nuk ka siguri me këtë organizatë kriminale që drejton vendin, nuk ka siguri, nuk ka qetësi. Këtyre sigurinë ua japing bandat, me uniformë dhe pa uniformë. Opozita është këtu për të qëndruar. Dhe ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve, kërcënimet ndaj opozitës jemi të gatshëm që tju përgjigjemi. Ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm dhe ju të mos gjeni vrimë miu ku të futeni".

Duke e cilëasuar ngjarjen më të rëndë politikë të 25 viteve këtë thirrje, Saimir Tahiri ftoj opozitën të distancohet nga ky qëndrim.

“Ngrihuni dhe thoni se ky nuk përfaqëson mendimin zyrtar të Partisë Demokratike, pse nuk distancoheni. Me e pakta Prokuroria ta marrë të pandehur. Bëni çfarë të doni, por mos i ftoni qytetarët që të armatosen, bëni çfarë të doni me qeverinë me ministrat, akuzoni për çfarë të doni, hidhni baltë sa të doni, por lërini qytetarët që të jetojnë të qetë. Sirruni si të doni por mos  bëni thirrni qyetarët të armatosen. Kjo është e pafalshme”.  

Article Logic
Execution time: 0.0038871765136719