INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha tregon pse po protestojnë studentët, ka dy fjalë dhe për ministrat e rinj: Shërbëtorë të së keqes

Berisha tregon pse po protestojnë studentët, ka dy fjalë dhe për ministrat e rinj: Shërbëtorë të së keqes

Publikuar më: 21:31 07-01-2019

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për protestën e studenteve e cila rinisi sërish. Në një intervistë me gazetaren Beti Njuma, Berisha u shpreh:

“Sot ka një përpjekje për të ngushtuar liritë. Studentët janë në rrugë, sepse liria akademike është asgjesuar. Ky revolucion është një revolucion social dhe i tillë po dëshmohet. Ai filloi për një gjobë.

Në këtë kontekst unë e ndjek me simpati këtë lëvizje të mençuar, qytetare. Këta janë një gjeneratë shumë interesante. Këta rrëzuan qeverinë faktikisht. Por për këta ky nuk ishte një akt madhor. Në shqiptarët pëlqejmë kokat e turkut, por gjeneratat e tyre nuk e kanë këtë.” 

Ish-kryeministri ka komentuar gjithashtu edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij emrat e ardhur nga Rama, janë të gjithë shërbëtorë të tij dhe persona të cilët kanë dështuar në detyrat e mëparshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107