INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha u rendit ndërkombëtarëve fitoret e opozitës nga djegia e mandateve

Berisha u rendit ndërkombëtarëve fitoret e opozitës nga djegia e mandateve

Publikuar më: 09:23 15-03-2019

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar ndërkombëtarëve për kritikat e tyre lidhur me djegien e mandateve.

Berisha shkruan se PD ka shënuar disa fitore nag ky akt, mes të cilave pushtetin e katërt, median.
“Dy fjalë për ndërkombëtarët,
Së pari, vetkuptohet se komuniteti zyrtar ndërkombetar nuk mbështet dhe nuk mund të mbeshtesë djegien e mandateve.
Së dyti, mendoj se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet që detyruan opozitën për vendimin e saj.
Së treti, sot opozita dhe shqiptarët në tërësi me protestën dhe kauzën e tyre kanë fituar me shpejtësi të rrufeshme pushtetin e katërt botëror. Mediat e botës kanë paraqitur revolucionin e shqiptarëve si ngjarje botërore, në qindra e qindra lajme kanë informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kundër lidhjeve të qeverisë së Edvinit me krimin, korrupsionin e papërmbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze të prokurorisë, proteston kundër narkoshtetit dhe kontrollit të Shqiperisë tashmë Kolumbi e Europës nga mafia.
Si përfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave të mëdha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit të kakistokracisë.
Cunami i datës 16 mars do mahnisë botën!”, shkruan Berisha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032389163970947