INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Berisha vs Balla”! Përplasje në Komisionin e Hetimit për çështjen “CEZ”, ja çfarë ndodhi [VIDEO]

“Berisha vs Balla”! Përplasje në Komisionin e Hetimit për çështjen “CEZ”, ja çfarë ndodhi [VIDEO]

Publikuar më: 18:42 23-11-2016

Pas përplasjes së ashpër mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Sigurisë dhe Komisionin e Jashtëm, beteja u zhvendos në Komisionin e Hetimit, ku temë diskutimi ishte çështja CEZ, dhe i thirrur si dëshmitar ishte ish-kryeministri Berisha.

Ky i fundit pati një përplasje të fortë me kryetarin e këtij komisioni, Taulant Balla. Në krah të Berishës dolën edhe përfaqësuesit e PD, të cilët kërkuan largimin e Taulant Ballës nga drejtimi i komisionit, me pretendimin se ai ka konflikt interesi me familjarët e Berishës.

Arben Ristani citoi nenin 17 të Kodit të Procedurës Penale.

“Ju nuk mund të drejtoni komisionin për konflikt interesi. Jeni dënuar për shpifje ndaj familjarëve të ish-kryeministrit”, tha Ristani.

Nga ana tjetër, Taulant Balla tha se nuk ka asnjë konflikt interesi me dëshmitarin.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor për hetimin e çështjes CEZ, deputeti demokrat Ridvan Bode, i ka kërkuar kreut të këtij komisioni se për të shmangur konfliktin e interesit me dëshmitarin, Sali Berisha, duhet që të vend të tij të drejtojë seancën dikush tjetër. Kjo sipas tij që të mos çedojë nga ana procedurale puna e këtij Komisioni.

Ndërkohë, Ulsi Manja e cilësoi shterpë debatin.

“Komisionet hetimore duhet t’i qëndrojnë rregullores së Kuvendit dhe jo Kodit të Procedurës”, tha ai.

Ish-kryeministri e pyeti Ballën nëse është dënuar nga gjykata, por kryetari i komisionit, nuk e ka pranuar dhe Berisha është larguar nga kjo mbledhje, pasi më parë kërkoi që të sqarohej konflikti i interesit i drejtuesit të Komisionit Taulant Balla.

Pas largimit të Berishës, Balla është shprehur se do ti kërkojë policisë së Shtetit ta sjellë me forcë Berishën si dëshmitar.

Në dalje nga Kryesia e Kuvendit Berisha ka dhënë një prononcim për mediat duke theksuar se, “Personi që drejtonte seancën ishte dikush që kam konflikt interesi. Ajo që më bëri të largohem ishte që Kreu i komisionit, i cili mashtroi publikisht shqiptarit duke thënë se nuk jam i dënuar. Ai është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe nuk paguan gjobën”.

Më tej ai shtoi se nuk ishte në dijeni të konfliktit të interesit, dhe akuzoi kryeministrin Rama se vjedhja që ka bërë me Gjiknurin meriton të burgoset për të paktën 35 vjet burg.

“Për t’i shpëtuar dënimit dhe akuzave për vjedhje ata ngritën këtë komision”, tha Berisha për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875