Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Berlinit të Gjermanisë, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri.
Emri i shqiptarit nuk është bërë i ditur, por mësohet mosha e tij 47 vjeçare.
Autori i krimit është një tjetër shqiptar 60 vjeç, i cili e ka qelluar fillimisht në kokë më pas në trup gjatë mbrëmjes së djeshme në pragun e shtëpisë.
Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, policia po punon për zbardhjen e tyre.