IN SPORT
Berlusconi feston 82-vjetorin dhe i bën vetes një dhuratë prej 2 milion eurosh!

Berlusconi feston 82-vjetorin dhe i bën vetes një dhuratë prej 2 milion eurosh!

Publikuar më: 12:45 15-09-2018

Më 29 shtator Silvio Berlusconi ka vendosur ti bëjë vetes një dhuratë të veçantë: ekipin e Monza-s. Njoftimi për blerjen e 70% të klubit, është planifikuar për ditëlindjen e 82-të: po organizohet një festë e madhe që do të kulmojë me njoftimin. Negociatat po vazhdojnë dhe Galliani po sistemon detajet e fundit me familjen Colombo.

sport.jpg

 

Edhe pse nuk janë deklaruar zyrtarisht, shifrat e marrëveshjes mund të kapin shifrën 2 milion euro. Pjesa e mbetur e aksioneve do të qëndrojë në duart e presidentit aktual Nicola Colombo, i cili e ka shprehur vetë dëshirën për të qëndruar brenda klubit. Dhe kërkesa e tij është pranuar, siç duket. Për më tepër që palët e njohin njëri-tjetrin, duke parë që Nicola është i biri i Felice Colombi që ka qenë pronari i Milan-it nga viti 1977 deri në vitin 1980, dhe raportet janë të tilla që nuk shfaqen probleme.
Ndërkohë në qytet ka shumë entuziazëm: abonimet në javën e fundit, që prej fillimit te negociatave, janë rritur. Shifra ka arritur në 600 anëtarë, një rezultat fantastik për një ekip që aktivizohet në Serie C.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031991004943848