Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni i cili pritet të jetë pjesë e koalicionit fitues i është drejtuar qëndrës së votimit. Por “kavalieri” u sfidua nga një aktiviste e lëvizjes “Femen”, që mbron dhe lufton për të drejtat e grave. Ndërsa po futej në qendrën e votimit në Milano, Berluskoni u përballë me aktivisten, e cila u ngjit mbi tavolinën e komisionerëve dhe bërtiti: “Berluskoni ke skaduar”.
Vajza e moshës 25-30 vjeç, ishte topless pa këmishë dhe përsëriti disa herë frazën “Berluskoni ka skaduar, koha juaj ka mbaruar” para se të bllokohej nga policia. Silvio Berluskoni e kaloi këtë situatë me shaka. “Nuk e pashë, nuk mund të shihja asgjë”, shtoi drejtuesi i Forzza Italia.
Ndërkohë kjo formë proteste ndaj ish-kryeministrit është e përsëritur, pasi edhe në vitin 2013 në selinë e Via Scrosati në Milano, ishte sfiduar nga tre aktiviste të së njëjtës lëvizje. Në Itali po mbahen sot zgjedhjet parlamentare dhe Berluskoni me partinë e tij Forzza Italia me koalicionin e gjerë, pritet të triumfojë.