INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bërnabiç frikë nga 'Shqipëria e Madhe': Beogradi dhe Prishtina, larg kompromisit

Bërnabiç frikë nga 'Shqipëria e Madhe': Beogradi dhe Prishtina, larg kompromisit

Publikuar më: 16:35 04-01-2019

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaron se arritja e kompromisit me Kosovën, është e largët e se Prishtina ka bërë hapa pas në këtë drejtim. Por ajo pohoi se dialogu duhet të arrihet "nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian". Për Bërnabiç kërcënimi më i madh vjen nga "vendimi politik" në lidhje me heqjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë ", e cila, siç tha ajo, natyrisht që çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Kryeminstrja serbe tha se Beogradi dhe Prishtina janë gjithnjë e më larg arritjes së kompromisit, për shkak të taksës 100% që Kosova u ka vënë importeve nga Serbia, si dhe për shkak të formimit të ushtrisë së Kosovës. "Unë mendoj se ne po largohemi nga kompromisi", tha Bërnabiç. Por, ajo shtoi se konflikti i ngrirë me Prishtinën nënkupton që Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Bërnabiç tha se "çështja e Kosovës duhet të zgjidhet" dhe se zgjidhja është "arritja e një kompromisi që do të garantonte paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë për serbët në Kosovë". Ajo tha se Serbia është në "pozitë të shkëlqyeshme" sepse kryenegociator i saj është presidenti i shtetit, Aleksandër Vuçiç, ndërsa deklaroi se pret reagimin e Amerikës lidhur me vendosjen e taksës 100% edhe për brendet ndërkombëtare.” Unë pres me padurim reagimin e Shteteve të Bashkuara, sepse në qoftë se ka administratës në Uashington nuk i pëlqen, është proteksionizmi ndaj produkteve amerikane", tha Bërnabiç dhe njoftoi se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara në janar.

Article Logic
Execution time: 0.004270076751709