INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bërnabiç: Nuk do i dëgjojmë SHBA-të. Do lobojmë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Bërnabiç: Nuk do i dëgjojmë SHBA-të. Do lobojmë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Publikuar më: 14:12 10-01-2019

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç pohoi se SHBA-të i kanë kërkuar Serbisë që të ndalojë lobimin për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, por ajo tha se Beogradi e ka hedhur poshtë këtë kërkesë. Sipas kryetares së qeverisë serbe përderisa Kosova lobon për njohje të reja, është krejtësisht e drejtë që serbë të bëjnë fushatë për tërheqje të njohjeve. Por Bërnabiç ka theksuar se konflikti i ngrirë me Kosovën ndikon në përparimin e Serbisë. “Kush thotë se zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet ta lëmë për më vonë, ai ose nuk ka ide se si të zgjidhet, ose nuk ka pasur guxim politik që të provojë për ta zgjidhur", deklaroi ajo.  Sipas saj, bashkësia ndërkombëtare ka një ndjenja pozitive ndaj Prishtinës. "Situata aktuale tregon gjithë sentimentalitetin e BE-së. Në një bisedë përfaqësuesin e një vendi të madh që është partner i Prishtinës, kam pyetur pse po tolerohet gjithë ajo që po ndodh në Kosovë. Përgjigje kam marrë se “ajo është demokraci e re'”, ka thënë Bërnabiq. Ajo është ankuar se “për fat të keq për shkak të stabiliteti në rajon i duhet që të bisedojë me Ramush Haradinajn'.

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215