“Tmerrohen” fansat e çiftit…
Nëse flasim per banorët e “Big Brother”, Xheni dhe Benardi janë cifti që do mbahen mend për “telenovelen” brenda këtij edicioni por edhe si çifti më i dashur i publikut. Ata tashmë jetojnë sëbashku dhe janë më të dashuruar se kurrë pasi çdo “hap” e bëjnë bashkë. Benardit ka treguar dhe më parë se një ndër pasionet e tij ka qënë edhe boksi por këtë herë duket se me foton e postuar ka “tmerruar” fansat pasi tek fotoja duket më të nxira në sy. Dhe shpjegimin e kësaj fotoje e jep Xheni e dashura e tij. Ajo shpjegon se Bernardi është vrarë në boks dhe u ka thënë fansave, mos shqetësohen./intv.al/